BBC-ja raporton se në arkivat e STAS-it gjermano lindor ka gjetur një material video, ku agjenti më i fashëm i Luftës së Ftohtë, Kim Philby, shpjegon sesi operonte si agjent i dyfishtë, për llogari të KGB-së sovjetike në shërbimin sekret britanik. Ai ka mbajtur një fjalë shpjeguese para agjentëve gjermanë, duke theksuar ndër të tjera se miti i aftësive të shërbimit britanik ishte i pavërtetë, sesi për vite të tëra ai takonte rezidentët sovjetikë, nxirtte dokumente dhe askush nuk e survejonte. “Shokë të Dashur”, u drejtohet Philby agjentëve gjermanë, me terminologjinë e një komunisti të bindur dhe me pjesën e vet në një nga historitë më paradoksale prodhuar nga një njeri që siç shprehet vetë “kishte lindur në klasat drejtuese të Britanisë së Madhe”. Philby sqaron se nisur nga origjina e tij, rekrutuesit sovjetikë i kishin bërë të qartë se ai “ishte një projekt me rreze të gjatë”, diçka që lihet të kuptohet edhe në kujtimet e tij, që para disa muajve u ripublikuan në version të pacensuruar. Më poshtë video:

Video ku ai flet për dy anëtarët e tjerë të "Rrethit të Kembrixhit",Burgess dhe McLean dhe mohon se "ai është "I Treti"":

 

http://www.bbc.com/news/uk-35943428