Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi të shoqëruar nga Maqo Lakrori, Petrit Ago dhe ish-deputeti Marko Bello, ka hapur fushatën e takimeve me qytetarët. Takimi u mbajt pasditen e djeshme në Pallatin e Kulturës së qytetit të Beratit. Në takim raportohet se kanë qënë të pranishëm rreth 200 persona, mes tyre ish/anëtar dhe themelues të Partisë Socialiste, përfaqësues aktiv të partive të ndryshme politike si: PD, AK, PR dhe PK, përfaqësue të Shoqatës së Romëve dhe qytetarë të thjeshtë simpantizantë të Blushit. Duke marrë fjalën në takim Blushi ëhstë shprehur se ka ardhur në Berat për të bindur qytetarët e për t'i bërë të besojnë se Shqipëria mund të bëhet nga Shqiptarët. Ajo që na mbledh sot, për fat të keq-tha Blushi-është dëshpërimi sëpse Shqipëria sot është një vend i dëshpëruar. Në 25-vite pluralizëm tha ai ne nuk korrëm dot frutet e atyre që prisnim,Shqipëria sot është një vend i papunë,vendi më i korruptuar, vendi më i varfër e më i mjerë, vendi me emigracionin më të lartë. Blushi ka deklaruar se,Shqipëria është përballë një emergjence të madhe. Sipas tij ka burra e gra që besojnë se ka ardhur koha t'i japin fund një 25-vjeçari te madh tragjik, pasi në Shqipëri në këto 25-vitet e fundit ka më shumë viktima për konflikt pronash sesa për konflikte të tjera dhe kjo ka ardhur për shkak të mungesës së reformave të qeverisë në këtë drejtim. Blushi tha se jemi anëtar të Partisë Socialiste,të një partie që nuk bën zgjedhje, të një partie që në 25-vjet ka grabitur votat e vetë socialistëve. Nuk respektohen zgjedhjet votat vidhen e mohohen në menyre kolektive. Në përfundim të fjalës së tij,Blushi ka thënë se asnjë vend nuk mund të bëhet pa demokraci. Për këtë takim reagoi sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi duke ironizuar se ka qenë i mbushur me simpatizantë të PD-së. Ajo që nuk kuptohet në qëndrimin e Partisë Socialiste është përpjekja për t'u prezantuar si një parti me demokraci të brendshme që toleron si "armiqtë"e jashtëm dhe ata të brendshëm.