Sot ish –kryeministri Sali Berisha denoncoi publikisht se shtetasi Emiljano Shullazi kishte kërcënuar kandidatin për rektor të Univeristetit të Tiranës, Mynyr Koni, i cili ka deklaruar më pas se është i vendosur të vazhdojë garën.
Ndërkohë në mbrëmje disa media raportojnë se Emiljano Shullazi është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje. Ky i fundit do të merret në pyetje për ngjarjen e pretenduar dhe denoncuar nga Berisha, që nëse vërtetohet është shumë e rëndë.
Nuk është ende zyrtare nëse ndalimi është bërë pas ndonjë kallëzimi, apo vetëm si pasojë e denoncimit publik të Sali Berishës.