Ish-kryetari i Grupit të Social-Demokratëve në Parlamentin Europian, z.Hannes Swoboda  gjatë një bashkëbisedimi  në Tiranë me temë “Periferia sfidon Qendrën” ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama ka folur për një ekuilibër të brishtë të bashkëjetesës fetare në Europë. “Kemi parti në Europë që thonë se islami është rrezik për Bashkimin  Evropian dhe nga ana tjetër kemi edhe grupe ekstremiste që veprojnë me akte terrori. Ky emigracion që shohim është keqpërdorur dhe etiketuar si vatra e terrorit. Ne duhet të tregojmë sesi popullsi myslimane jetojnë paqësisht në Shqipëri e Kosovë. Muslimanizmi është fe europiane dhe dua të shtoj se myslimanizmi është bërë një fe zyrtare në Austri qëkurse ne aneksuam njëpjesë të Bosnjës. Ka grupe që mund trë transformojnë një bashkëjetesë të paqtë mes nesh”-deklaroi Svoboda. Fjala e ish-kryetarit të Grupit të Social-Demokratëve në Parlamentin Europian është një dëshmi si e sheh Europa sot islamin dhe për më tepër vende me shumicë myslimane që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian.

SWOBOTA PER FETE by trelosjermatis