Para punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, deputeti Ben Blushi, tashmë jashtë kryesisë së saj, bëri këto komente për atë që po ndodh në subjektin politik ku aderon:
“Çfarë është Rilindja? është një lavatriçe e mediokritetit. Rilindistët e kanë çuar shumë mbrapa në 3 vjet Shqipërinë. Unë nuk mund të isha pjesë e kryesisë. Si janë futur njerëzit në PS? Ata që bëjnë tender: tenderin se kush shan më shumë dhe ata që kanë mbushur kutitë. Rilindja është kanabiste.
është mediokritet monumental Rilindja. Ky mediokritet po e shkatërron Shqipërinë, po e zhyt në borxh dhe në korrupsion çdo ditë. Kjo është Kryesia e Rilindjes.
Shqipëria po e mendon më shumë se unë për një parti të re. Shqipëria po përpqiet të gjejë një zgjidhje të shpëtojë nga Rilindja dhe nga PD-ja, janë 2 fatkeqësi kombëtare. Një kërkon ta armatosë, tjetra po e zhyt në borxh publik, e kërkon kanabis. Shqipëria ka nevojë për një alternativë të re, nuk e di kush do t'ia japë. S'mund të jem pjesë e asnjërës. Nëse partitë nuk janë demokratike Shqipëria nuk mund të jetë demokratike. Ka akoma kriminelë në këtë asmble, akoma nuk kanë dalë. Shkoni dhe merrni referencë çfarë ka thënë ambasada amerikane”.