Heshtja e LSI-së për ngjarjet e fundit që lidhen me arrestimin e Emiljano Shullazit, të denoncuar fillimisht nga ish-kryeministri Berisha kanë shtuar hamendësimet se mes Berishës dhe Metës ka një politikë mirëkuptimi në distancë. Pikëpyetjet mbi lidershipin e Lulzim Bashës dhe pavarësinë e vendimeve të tij reflektohen edhe në shqetësimet e disa prej eksponentëve të PD-së që shohin një dritare të hapur komunikimi me LSI-në. Deputetja demokrate Majlinda Bregu e përjashton në çdo rast një bashkëpunim të PD-së me LSI-në duke e cilësuar atë si krejt të pamoralshëm. Në një intervistë në Klan Kosova, Majlinda Bregu thotë se askush nuk i ka dhënë të drejtën PD-së të bëjë aleancë me LSI-në. “Morali politik është pornografi politike. Do të ishte i pafalshëm flirtimi me LSI, nuk i jep askush të drejtë PD-së për të bërë aleancë më Ilir Metën. E vetmja gjë që duhet të bëjnë është që të konsolidojmë elektoratin tonë kah qendra e djathtë. PD ka një mision të ngritjes së saj dhe kjo nuk mund të kalojë duke parë Ilir Metën si shpëtimtar"-deklaroi Bregu.