Shkruan kryeministri në Facebook: "Neser ne 11.30 nis nga Teatrit i Durresit gara kombetare per lideret e rinj ‪#‎FRESSHVOICE.‬ 190 konkurente perballe jurise ne nje gare unikale"(https://www.facebook.com/edirama.al/?fref=ts). 

Pas Fabrikës së Ideve nga kohërat e opozitës, tek projekti "Unë kam një ëndërrr", më tej tek teserizimi i studentëve të "ekselencës", vijmë te konkursi unik për liderë. Me sa duket kryeministri i besoka ato që thotë duke dëshmuar së është gjeneratori i malit të budallallëqeve që po kthehen në sufiçit problemesh në këtë vend. Një garë për liderë nga një parti që ka asgjësuar votën dhe që refuzon mendimin alternativ. Më poshtë se kaq dhe më larg realitetit, nuk shkoi as BBC-ja me reportazhin e saj kur shpallte se "shqiptarët shohin Erjon Veliajn si kryeministër pas Edi Ramës".