Atmosfera që u pa dje në selinë e Partisë Socialiste për vizitën e dy ambasadorëve, nuk ishte e njëjta me atë që mbizotëroi në Partinë Demokratike. Ish0kryeministri Berisha mungoi, Jozefina Topalli la mbledhjen para kohe, ndërsa disa deputetë adresuan pyetje ndaj ambasadorëve. “A nuk do te ishte me mire qe investimi i BE dhe USA te ishte ne funksion te një reforme teresore ku drejtesia eshte vetem nje pjese e saj”- shtroi pyetjen deputeti Astrit  Patozi. Pas 140 minutave me grupin parlamentar të PD-së, ambasadorët Lu dhe Vlahutin deklaruan jashtë selisë blu se gjatë diskutimit për reformën në drejtësi u sqaruan disa cështje që nuk ishin të qarta.  “PD ka luajtur rol vendimtar në historinë post komuniste të vendit dhe presim që kjo traditë të vazhdojë në reformën në drejtësi”- deklaroi pas takimit ambasadori  tha Lu. Ndërsa për ambasadoren e BE, Vlahutin, diskutimi ishte shumë i dobishëm. Ajo theksoi se edhe zbatimi i reformës do të jetë i rëndësishëm vecanërisht për BE. “Do sigurohemi që ajo që është shkruar në letër të bëhet në fakt realitet për qytetarët e këtij vendi”- tha Vlahutin. Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha më shumë sesa afatet kërkoi që puna të fokusohet te produkti. “Tek PD erdhën dhe ikën ambasadorët duke gjetur një PD aspak nervoze për refomën në drejtësi. Rëndësi ka cilësia e produkti, një produkt skarco s’të bën punë kur të arrish tek afati”- tha Basha.