Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan ka rritur sërish tonet, duke kritikuar perëndimin se karaktirizohet nga një mendësi që buron nga epoka e skllavërisë. Spas tij Europa kujdeset më shumë për homoseksualët dhe kafshët sesa për fatin e miliona refugjatëve sirianë.
«Turp për ata që refuzojnë të tregojnë të njëjtën ndjeshmëri për 23 milionë sirianë ajo që tregojnë si për fokat, balenat apo breshkat"- deklaroi Erdoan gjatë një fjalimi në juglinde të Turqisë. Presidenti turk është përfshirë në polemika me Brukselin pas dorëheqjes së kryeministrit Davutoglu dhe kushteve të vëna nga BE për heqjen e vizave, të cilat Erdogan refuzon t'i plotësojë. Më herët ministri turk për çështjet Europiane Bolkan Bozkir u shfaq pesimist për arritjen e marrëveshjes, duke i kërkuar Brukselit të gjejë rrugëdalje për këtë çështje.