Në kohën kur nga partnerët ndërkombëtarë vijnë sinjale që deputetët të votojnë në mënyrë të pavarur për reformën në drejtësi,mazhoranca humbet një tjetër votë të ish-aleatit të saj. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule doli me një deklaratë për shtyp ku përveçse inkurajoi dialogun kërkoi që mazhoranca të plotësojë kërrkesën e opozitës për nenin 88.
“Inkurajojmë vazhdimin pa humbur kohe të dialogut të sinqertë dhe negocimit shterrues me sigurinë se do të çojnë shumë shpejtë në plotësimin e kërkesës së fundit legjitime të opozitës konform rekomandimit nr. 88 të Komisionit të Venecias dhe arritjen e konsensusit të shumëpritur nga qytetaret dhe shoqëria. Krahas rëndësisë madhore për vetë fatet e drejtësisë, një zhvillim i tillë do të përbënte precedentin më të çmuar në rrugën e gjatë dhe të vështirë të reformave europianizuese të jetës së vendit”-deklaroi Dule.