Donald Lu ka zhvilluar sot një takim me deputetin demokrat, Astrit Patozi. Gazeta “Tema” njofton se “diplomati duket ka kërkuar mbështetjen personale të ligjvënësit opozitar për reformën në drejtësi, e cila do të votohet më 21 korrik”.
Pas Patozit mendohet se qëndrojnë edhe deputetë të tjerë dhe me sa duket detyrën e ndërmjetësit për votën e tyre pro reformës në drejtësi po e bën aktualisht ambasadori amerikan në Tiranë. Patozi ka pra të gjitha garancitë se nuk bën pjesë në celulat antiamerikane, duke dhënë shpresën se Lu është de facto poli i katërt në një politikë ku Kryeministri po merr rolin e zëdhënësit. Edhe pse e shet këtë si strategjinë më të zgjuar që politika ka parë. Rilindje e mjerimit.
Filluan nendeteset te punojne
Filluan nendeteset te punojne edhe hapur tani, se pa pune edhe nuk kane ndenjur, por,kane punuar njecike si menjane e njecike si nen te.
Sa per komentin e gazetarit, te le per te deshiruar, mbasi eshte shume diletantesk, dhe nen nivelin mesatar te pergjithshem. Medemek, per Bathore e Paskuqan eshte tamam.