Parlamenti miratoi futjen në kalendarin e punimeve të kuvendit të draftit të ndryshimeve kushtetuese, i cili pritet të shyrtohet në seancën e 21 Korrikut, sipas afateve të përmendura edhe nga ambasadori amerikan..Sot mbi tryezën e punes së deputetëve është vendosur një botim të ri i Kushtetutës, primtuar nga ambasada amerikane në Tiranë. Drafti përmban një variant të përditësuar me amendamentet e reja që propozohen për t’u miratuar. Ajo çfarë bie menjëherë në sy është logoja e Ambasadës Amerikane dhe një shënim nën të, se ky është një botim i mundësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Top Channel ky është një tjetër hap konkret që Ambasa Amerikane bën për të bërë publike dhe zyrtare mbështetjen e vetë për ndryshimet kushtetuese të reformës.  Nga ana tjetër opozita e ka quajtur antikushtetese futjen e draftit në kalendarin e punimeve të kuvendit dhe ka paërdoru si argument deklaratat e deputetit gjerman Gynter Kirshbaum për të thënë se një reformë e njëanshme mund t’i kushtojë vendit heqjen e statusit kandidat.

Opozita e interpreton paragrafin 88 të Venecias si një rekomandim që opozita të përfaqësohet në të 4 insitucionet që zgjedh Parlamenti, përfshirë edhe ato që bëjnë vetingun e njerëzve të drejtësisë. Në të kundërt, opozita thotë se drejtësia kapet politikisht. Kështu, ish-kryeministri Berisha lexoi edhe mesazhet që dha në Tiranë përfaqësuesi i Bundestagut. “Thirrjet janë: qeveria që tenton të kapë drejtësinë nuk e çon vendin në be; po nuk votuat, do të shohim statusin. Është thirrja më e rëndë që ka ndodhur ndonjëherë”, tha Berisha.