Ilir Karçini, biznesmeni i gazit, i arrestuar si porositës i vrasjes së komkurentit të tij, Piro Bare, është liruar dje nga burgu me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Lajmin e raporton gazeta “Shekulli” sipas së cilës seanca është zhvilluar në fshehtësi të plotë. “Vendimi për lirimin e Ilir Karçinit do të hyjë në fuqi, pasi të marrë vendimin e formës së prerë nga Apeli. Arrestimi i biznesmenit të gazit u bë pas marrjes së dëshmisë nga kreu i “Bandës së tritolit”, Juljan Sinanaj, i cili ka zbardhur një sërë vrasjesh me pagesë që vetë ai ka bërë. Karçini është aksionari i vetëm i firmës së gazit “Prima Gaz”. Ai u vu në pranga pas hetimeve të kryera nga Krimet e Rënda dhe dyshohet se ka paguar 120 mijë euro për të vrarë kundërshtarin e tij. Rrëfimet e Sinanaj Sipas dëshmisë të Julian Sinanajt, Karçini mësohet të ketë paguar 120 mijë euro atij për të vrarë biznesmenin Piro Bare me të cilin kishte konflikte të vjetra”, raporton “Shekulli”.