Gazetari Bledi  Mane ka postuar të tjera foto që sipas tij tregojnë jetën e luksit të familjes Llalla, thënë ndryshe kryeprokurorit. Në foto shfaqen fëmijët adoleshentë të Prokurorit të Përgjithshëm në makina luksoze. Deri më tani asnjë prej fakteve të publikuara nuk është përgënjeshtruar, ndërsa jo të gjitha mediat i kanë bërë jehonë zbulimit të këtyre fakteve për jetën luksoze të familjes Llalla dhe pikëpyetjet e mëdha që ngrihen me publikimin e tyre.

Vetë gazetari i ka shoqëruar fotot edhe me disa postime që tregojnë kërcënimet ndaj tij pas publikimit të këtyre fotove:

“Lexoni me vemendje disa nga mesazhet me pikante qe marr cdo dite dhe nxirrni vete konkluzionet. Ne kete vendte trembin te vrasin edhe pse mendon, edhe pse shprehesh, edhe pse merr fryme, edhe pse jeton. Sinqerisht po u flas te dashur miq, nuk kam siklet kercenimet por besdisjet. E ndjej veten me fat se jam edhe gazetar, kam qene edhe 3 here ne burg mes krimineleve te vertete dhe mbijetova. Keta kriminelet e facbook thone q do te te vrasin edhe nuk nuk mbajne fjalen. Thjesht nuk te shkaterrojne nervat por te shkerdhejne baterine e celularit!!!”-shkruan Mane