Nga tërmeti në Itali humbi jetën edhe një shtetas shqiptar, i cili ishte mes të plagosurve. Ai është është Erjon Toro 33 vjeç lindur në Roskovec të  Fierit, emigrant prej shumë vitesh në Amatrice të Italisë, dhe babai i dy vajzave. Në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe një shtetase tjetër shqiptare, e cila ndodhet  në spitalin e L.Aquila.

Ambasada shqiptare në Itali thotë se po mban në mënyrë të vazhdueshme kontakte me autoritetet italiane dhe shtabet e krizës, nga ku bëhet e ditur se në spitalin Gemelli të Romës ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore shtatë shtetas shqiptarë të plagosur.

Xhesika Hasani

Sara Hasani

Romina Duro

Lori Duro

Hatixhe Hasanaj