200 socialistë dibranë i janë bashkuar Partisë Demokratike. Lajmin e bën të ditur Partia Demokratike, e cila është asistuar në akuzat e veta edhe nga një koleg i kandidatit socialist, kirurgut Bashkim Murati:

“Nuk është Dibra vendi që udhëhiqet nga injorantë si ata që ka vendosur Edi Rama të përfaqësojnë Dibrën”.

Një tjetër socialist sipas PD-së, Ramazan Kaziu është shprehur:

“Sherefedin Shehu është profesionist, ekonomist, administrator. Jam i bindur se ky burrë që ka sjellë PD do t’i menaxhoje siç duhet problemet e Dibrës. Mos të zhgënjehemi më me këto premtime boshe. Zoti kryetar, (Lulzim Bashës), po të them dy fjalë se je djalë i zgjuar, i thjeshtë, me këmbë në tokë dhe jam i bindur se nuk do të na zhgënjesh si kryetari ynë (Edi Rama)”.