Diçka nuk po funksion siç duhet në aleancën lokale mes PS-së dhe LSI-së në Tiranë, ose Erion Veliaj nuk po sillet sipas standardeve që kërkon partia e Ilir Metës. Dhe për këtë u gjet çështja e trafikut në Tiranë që kryebashkuakut socialist t’i përcillet mesazhi se LSI është e pakënaqur me situatën e rënduar të trafikut por edhe atë të transparencës.

Në një letër drejtuar kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryetarit të Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi grupi i këshilltarëve të LSI thotë se  bllokimi i qarkullimit në Sheshin "Nënë Tereza",  stadiumin "Qemal Stafa" dhe qendrën e Tiranës ka krijuar një situatë alarmante e cila kërkon zgjidhje urgjente për të siguruar lëvizjen  e qytetarëve.

Këshilltarët e LSI kërkojnë që të bëhet tranparencë mbi fazat e projektit, pasi  qytetaret janë te painformuar dhe se Unaza e vogel e tiranes  është nje zgjidhje jo afatgjate. Bashkia ka devijuar prej disa ditësh trafikun në qendër të kryeqytetit, pas nisjes së punimeve për Sheshin Skëndërbej. Bllokimi krijoi një situatë kaotike pasi qytetarët u gjetën të papërgatitur.