Në 54 për qind u ndal fitorja e Rusisë së Bashkuar në zgedhjet parlamentare të së dielës. Partia e presidentit Putin rikonfirmoi mazhorancën dërrmuese në dumën ruse, duke marrë 338 nga 450 vende. Komunistët u renditën të dytët me 13.5përqind ndërsa liberalët e Zhirinovskit të tretët me 13.3 përqind.
Në qytetet e mëdha si Moska dhe Shën Petërburgu, pjesëmarrja ishte nën 50%, duke shënuar rënie krahasuar me zgjedhjet e vitin 2011 ku u votua me një pjesëmarrje 66% dhe 55.2%. Votime u mbajtën edhe në rajonin e Krimesë pavarësisht kontestimit nga Ukraina dhe Perëndimi. Kryeministri Medvedeve përgëzoi Putin si themeues të Rusisë së Bashkuar, duke folur për një fitore të gjithë Rusisë.