Lëvizjet e kryeministrit shqiptar për të imponuar një rol të vetin në raportte shqiptar- serbe si të tilla, nuk ka kaluar pa vërejtje në Kosovë. Është folur shpesh se Tirana zyrtare duhet të heqë dorë nga paternalizmi në marrëdhëniet e Kosoëvës me Beogradin, por duket se përgjithësimi i njëë axhende diplomatike shqiptar-serbe, e lë Kosovë në periferi. Edi Rama foli edhe për Trepçen, por duket se ai është një problem të cilin as Vuçiç, e as dikush në Kosovë, nuk kanë dashur ta ndajnë me Tiranën.

Cili është atëherë qëllimi i Edi Ramës? Përtej idesë së paqëtimit dhe një ere të re në Ballkan, asgjë tjetër nuk duket pos imazhit të mirë. Por këtu krijohet edhe ai paradoksi mes pretendimit për përfaqësim dhe fuqisë që mungon për ta mbështetur atë. Konkretisht, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar në një intervistë për televizionin “Art” në Maqedoni, se Shqipëria nuk ka ndonjë rol të qenësishëm në raportet Kosovë – Serbi, veçse nëse synon të cenojë konfirmimin e shtetësisë kosovare.

“Për sa i takon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, vetëm Kosova është aktor politik dhe Shqipëria besoj historikisht e ka të qartë këtë proces dhe besoj që edhe në të ardhmen do ta kenë të qartë. Kosova është shtet i pavarur sikurse çdo shtet tjetër në rajon ndërsa Shqipëria nuk është një aktor global sikurse SHBA-ja apo BE-ja, prandaj ne në raport mes Kosovës dhe Serbisë natyrisht që kërkojmë mbështetje amerikane, dhe natyrisht që kërkojmë mbështetje evropiane meqë këta kanë edhe instrumente që të ushtrojnë ndikim. Ndërsa çdo bashkëpunim që mund ta ketë Shqipëria në rrafshin ekonomik është çështje bilaterale mes Shqipërisë dhe Serbisë” ka deklaruar Hoxhaj(http://tvart.mk/ekskluzive-ministri-i-jashtem-i-kosoves-per-tv-art/).

Ky është një mesazh që Tirana zyratre duhet ta mbajë shënim, pasi politika e jashtme dhe stabiliteti rajonal nuk janë çështje tekash dhe marketingu. Po kështu, nuk ka kaluar pa rënë në sy edhe referimi që Edi Rama i bëri në fjalën e vet, disa thënieve të shkrimtarit serb, Ivo Andriç, i njohur mirë edhe për elaborate kundër shqiptarëve. Është njëra gjë të synosh të “tejkalosh” komplekset dhe tabutë, e tjetër të shkelësh në hapësirën e një diplomacie publike prej snobi.

“Do ta citoj Andriqin i cili ka thënë se ndërmjet frikës e shpresës gjithmonë gjendet një hapësirë dhe shumëkush jetën e kalon në atë hapësirë të errët duke pritur atje ku kurrë asgjë nuk ndodh. Besoj se ndërmarrësit ndërmjet frikës e shpresës, gjithmonë zgjedhin shpresën, sepse në të kundërtën do të bankrotonin, ndërsa politikanë zgjedhin frikën, sepse nuk janë në rrezik që të bankrotojnë”, citon “B92” të ketë thënë Edi Rama.

Ivo Andriq, i njohur me elaboratet e tij kundër shqiptarëve, ka qenë diplomat dhe letrar serb e jugosllav i cili në vitin 1961 ka marrë Çmimin Nobel për Letërsi”, raporton “Koha Ditore” Edi Ramën në forumin e biznesit në Nish.

Edhe si shkrimtar siç po do të prezantohet kryeministri shqiptar, amnistia morale ndaj Andriç nuk para shkon shumë përpara një qeverie dhe një populli që për sa dimë e për sa kemi përvojë historike ka borxhe të reja ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj etikës së humanizmit.