Faktori politik shqiptar në Maqedoni shkon sërish i përçarë në zgjedhjet zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni, me dy partitë tradicionale BDI-në e Ali Ahmetit dhe PDSH-në e Menduh Thaçit  të kenë humbur kredibilitetin në popullsinë shqiptare që vijon të vuajë mungesën e kohezionit të udhëheqësve të saj sidomos për çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e saj.

Në këto kushte opozita maqedonase kërkon ta shfrytëzojë situatën e faktorit shqiptar, duke bërë pjesë të saj edhe përfaqëesues nga bashkësia shqiptare.Lideri Socialdemokrat Zoran Zaev u shpreh se në listat e opozitës do të ketë kandidatë shqiptarë, duke

“Do të kemi kandidat nga të gjitha bashkësitë etnike pra edhe shqiptarë, që për ne paraqesin figura të respektuara në shoqërinë ku jetojmë”-theksoi Zaev.

Në kontekst me shqiptarët Zaev ka qenë më i hapur, madje ka patur bashkëpunim korrekt me subjekte shqiptare. Pritet të shihet sa kjo lëvizje do të ndryshojë skenën politike në Maqedoni dhe kryesisht atë të faktorit politik shqiptar.