Kryeministri Rama komentoi nga foltorja e kuvendit, ridërgimin e Ligjit të Vetting-ut në Komisionin e Venecias, pas ankesës së Partisë Demokratike për gabime në variantin e përkthyer nga Euralius. Kreu i qeverisë e quajti një akt antishqiptar dhe antikombëtar ankimimin e opozitës dhe tha se vonesat në zbatimin e Ligjit të Vetting-ut, do t’i kushtojnë vendit ngadalësimin e afrimit me BE.

Përkthimi ku keni humbur ju është rruga e ankthitt nga reforma në drejtësi. Largimi i gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ju duket sikur hap derën e ububushme të atij “parlamentit tjetër” dhe  kjo është shumë e qartë. Shqiptarëve nuk mund t’i thoni më asgjë përderisa i keni zënë rrugën ligjit të Vettingut dhe ky është një mur në çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ju nuk e ndaloni dot zbatimin e reforms në drejtësi, nuk keni shans. Thjesht do ta vononi dhe faturën do ta paguani në zgjedhjet e ardhshme. Nuk shqetësohem për ju, por do t’i krijoni një faturë të madhe vendit. Kjo që bëni është thelbësisht antishqiptare, e bëni se jeni të trembur apo e bëni se nuk kuptoni kjo është temë tjetër. Ky është një hap antikombëtar i pastër. Të pengosh sot zbatimin e një refprme që shqiptarët kanë 25 vjet që e presin, është t’i bësh pritë kësaj duke bllokuar hapjen e negociatave. Ky është kulmi”

deklaroi kryeministri.

Në seancën e sotme kreu i qeverisë foli edhe për buxhetin dhe rritjen e pagave të administratës si dhe investimet në sektorin e shëndetësisë