James Mattis një ish-marin i cili ka shërbyer në Irak dhe Afganistan është zgjedhur sekretar mbrojtjeje. Lajmi është dhënë nga presidenti i zgjedhur Donald Trump i cili ka nisur një tur për të falenderuar qytetarët amerikanë që e zgjodhën në krye të shtetit.Mattis i njohur ndryshe si Mad Dog, ose qeni i cmendur ka qënë një nga kritikuesit kryesor të politikës së jashtme të Obamës në Lindjen e Mesme, sidomos në Iran.
Ai madje e ka konsideruar Iranin si kërcënimin i cili cenon stabilitetin dhe paqen në Lindjen e Mesme. Manjati gjatë turit te tij e përshkroi Mattis 66 vjeçar si një gjeneral të vërtetë. Ish-marinisti do ti bashkohet kabinetit Trump dhe skuadrës së Mike Pompeo i zgjedhur në krye të Cia-s dhe Michael Flynn i cili do të jetë këshilltar i sigurisë kombëtare.
Gjatë tubimit të parë si president në Ohio manjati ripërsëriti premtimin e tij u shpreh se do të bashkojë vendin duke konfirmuar edhe një herë se do të ndërtojë një mur të madh ne kufi me Meksikën dhe do të shfuqizojë reformën shëndetësore Obamacare.