Bernardo Bertoluçi e ka pranuar se skena e përdhunimit në filmin “Tango e fundit në Paris” nuk u bë me konsensusin e aktores Marie Schneider. Bertoluçi e sqaroi këtë në një intervistë në “La Cinémathèque Française” në vitin 2013, por videoja ka dalë këto ditë.

Doja që Maria të ndihej e poshtëruar dhe jo të aktronte si e tillë. Idena e pata një ditë më parë xhirmit me Marlon ndaje dhe nuk i thamë asaj. Besoj se ajo më urreu...Ndihem fajtor por jo i keqardhur

tha Bertoluçi.

Vetë Schneider, tashmë e vdekur, deklaroi pak para vdekjes se ajo ndihej e përdhunuar realisht nga Brandon. Në kohën kur u luajt filmi i njohur, ajo ishte 19 vjeç kurse Brandon 48. Filmi bëri shumë bujë dhe konsiderohet ndër më të diskutuarit nga prodhimet e Bertoluçit.