Franca zyrtarizon shqetësimin e vet për azilkërkuesit shqiptarë. Gazeta “Le Monde” i ka lënë dje një vend Shqipërisë dhe shqiptarëve që paskan dyndur Francën me kërkesa për azil politik. Gazeta madje shkruan se ka një shqetësim të posaçëm për këtë, pasi 5 700 shqiptarë kanë paraqitur një kërkesë në këtë vend. Kërkesat janë trefishuar në tre muajt e fundit, duke sinjalizuar një prirje shqetësuese. Lajmi është ndërtuar nga një letër që ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi i ka dërguar Ministrisë së Brendshme shqiptare. Fitoussi flet për një treg informal OJF-së që lëshojnë vërtetim për situatë gjakmarrjeje, e cila legjitimon mandej kërkesën.
http://www.lemonde.fr/societe/article/2016/12/29/inquietude-face-a-l-am…
Situata është paradoksale. Një gazetë kryesore që i bën vend një lëvizjeje të 5700 njerëzve, ndërkohë që nga Gjermania shqiptarët po kthehen masivisht. Madje janë të parët për kthim vullnetar. E mira e lajmit është se ai i heq mundësinë ndonjë njeriu që rastësisht punon si kryeministër të thotë se “këta janë emigrantë shqiptarë që ikin nga Greqia”. Por aspekti tjetër është kjo prirja e madhe për të vënë në dukje sesa problem janë azilkërkuesit shqiptarë ndërkohë që emigrantët shqiptarë të legalizuar ndodhen në të gjithë Europën.
Te popullojme Francen
Franca te mos shqetesohet fare i ka pranuar me deshire, shumica jane komuniteti Rom dhe shume prej tyre sot jane shtetas francez. Franca duhet te mbaje lart flamurin Liri, barazi, vllazeri te drejten e njerezve per te jetuar atje ku duan, dhe ambasadori te mos ankohen fare.