Organet e specializuara tashmë do të kenë të drejtën të përgjojnë dhe survejojnë edhe në ambientet private, shtëpi apo vende të tjera te të dyshuarit me synimin e parandalimit të ndonjë krimi. 
Projektligji i ri i paraqitur në Kuvend është pjesë e paketës së reformës në drejtësi, “Për përgjimin e komunikimeve elektronike”. Përgjimet do të kenë dhe në forma të tjera si me videoresgjistrime dhe kjo parashikon vendosjen e kamerave në ambientet e brendshme private. Emailet, telefonatat, komunikimet e tjera elektronike, si dhe videoregjistrime, bisedat private dhe publike janë tashmë të përfshira në këtë draft. 
Ky projektligj pritet të hapë shumë debate në lidhje me respektimin e jetës private, e parashikuara në Konventën e të Drejtave të Njeriut, apo dhe te vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut shkruan “Shekulli”. 
Përgjimet nuk do të jetë një e drejtë ekskluzive e Prokurorisë së Përgjithshme, por për të gjithë prokuroritë, e veçanërisht Byroja Kombëtare e Hetimit. Ndërsa pajisja e përgjimit nuk do të jetë më në varësi të këtij institucioni, por te Prokuroria e Posaçme.