Tri ditë përpara 6 vjetorit të 21 janarit qeveria ka vendosur të akordojë një fond prej 160 011 479 lekësh për dëmshpërblimin e familjarëve të viktimave të protestës së vitit 2011. Fondi merret nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe siç thuhet në vendim, ai përmbush detyrimet qe rrjedhin nga vendimet e Gjykatës Administrative
Fondi i ngarkohet Gardës së Republikës që do të kryejë shlyerjen e tij. Mbyllet pra me para një protestë për të cilën u premtua drejtësi pas vdekjes në rrethana ende të pasqaruara zyrtarisht të katër personave.
Me para
Me para ok, por ata para i duheshin marre Saliut e Shkelzenit se pari dhe pastaj edhe ndonje vit burg per Saliun! Nuk eshte derdhur gjak serbi apo greku ate dite qe te trajtohet ne kete menyre, kjo ceshtje!