Ditët e fundit nuk kanë munguar deklarata lufte nga Beogradi pas tensioneve me trenin e nisur drejt Mitrovicës. Teorikisht çdo konflikt ushtarak në rajon do të implikonte më shumë se dy palë dhe gjasat për rivendosur ekuilibra përmes forcës duket zgjidhja e fundit dhe më shumë një lojë deklaratash sesa një perspektivë politike. Gjithsesi Serbia dhe Shqipëria janë dy fuqi ushtarake me specifikat e tyre që lidhen si me orientimin strategjik të dy vendeve ashtu edhe me pozitën gjeografike. Kështu nëse Shqipëria shpenzon rreth 110 milionë dollarë në vit për mbrojtjen, Serbia shpenzon 8 herë më shumë ose 830 mln dollarë.  Në planin e Mbrojtjes Shqipëria është pjesë e Aleancës së NATO-s, ndërsa Serbia jo. Ndërsa parametrat ushtarakë janë të tillë:

Shqipëria 

  • 3 020 209 banorë
  • 28 748 km katrorë
  • 14 500 Forca ushtarake aktive
  • 5 000 rezervistë
  • 0 avionë luftarakë
  • 21 helikopterë
  • 4 aerodrome
  • 17 anije të flotës bregdetare
  • 18 000 km rrugë
  • 339 km hekurudhë
  • 23 390 fuçi nafte në ditë

Serbia

  • 7.209.764  banorë
  • 77.474 km katrorë
  • 52.000 ushtarë aktivë
  • 170.000 rezervistë
  • 119 avionë luftarakë
  • 39 helikopterë
  • 225 makineri lufte
  • 26 aeroporte 
  • 0 anije luftarake
  • 11.500 fuçi nafte
  • 41.913  kilometra rrugë
  • 3379 kilometra rrugë
  • 82 sisteme raketore