Një grup astronomësh në Gjermani kanë bërë një zbulim që mund të hedhë dritë mbi krijimin e jetës në tokë, miliarda vjet më parë. Duke përdorur teleskopin hapsinor të NASA-s, Habëll ata zbuluan një objekt gjigant, i ngjashëm me kometën, i cili përmban elementët themelorë të jetës, ujin, nitrogjenin, karbonin, oksigjenin dhe sulfurin.

Objekti u pikas pranë një xhuxhi të bardhë, rreth 170 vite dritë larg Tokës. Sipas shkencëtarëve ai është i ngjashëm me kometën e famshme Halley, por afërsisht 100 mijë herë më i madh dhe përmban më shumë ujë.

Kreu i grupit të shkencëtarëve që zbuluan objektin gjigant, bëri të ditur se “vëllai i madh” i kometës Halley, siç është pagëzuar zbulimi i fundit, është i pasur kryesisht me nitrogjen.

http://www.usatoday.com/story/news/nation-now/2017/02/10/astronomers-fi…