Menjëherë sapo Federica Mogherini kërkoi nga presidenti maqedonas Ivanov që të rishikojë vendimin e tij për të mos I dhënë mandatin Zoran Zaevit për krijimin e qeverisë, protestat kanë nisur në disa qytete të këtij vendi. Siç raporton agjencia MIA, protestat janë mbajtur për të kundërshtuar Platformën e Tiranës. Aty janë përfshirë edhe artistë, si aktorja Snezana Konevska Rusi, e cila duke iu bashkuar shoqatës “Për një Maqedoni të Bashkuar” u bëri thirrje të gjitha partive që të mos votojnë për një vend bilingual.

Këngëtari Darko Mijalkovksi ka deklaruar se kjo platform do ta çojë Maqedoninë drejt asgjësimit dhe se përmbushja e kërkesave të shqiptarëve është vetëshkatërruese.

http://mia.mk/en/Inside/RenderSingleNews/323/133594535