Ndërkohë që krahu i Nikolla Gruevskit në Maqedoni po deklaron se platforma e partive shqiptare është hartuar në Tiranë duke jetësuar këtu një akt antikushtetues, në skenë del Ali Ahmeti i cili në një intervistë për mediat, zbardhur nga portali “Almakos”, sqaron si me “naivitet” se Edi Rama, por edhe aktorët politikë në Kosovë kanë patur rol në përpilimin e dokumentit. Një shfaqje mjeshtërore televizve e Ahmetit që po ndihmon në sabotimin e platformës që nuk e ka dashur asnjëherë, duke zbuluar qartë për opionionit maqedonas rolin e Tiranës zyrtare e madje edhe të partive me program nacionalist si Vetëvendosja. Kujtojmë se presidenti Ivanov vlerësoi se Platforma është hartuar jashtë shtetit dhe se mbi të gjitha ai është një dokument postelektoral, pra për të cilin askush në Maqedoni nuk ka votuar. Kjo ka pak rëndësi tashmë. Rëndësi ka pozicionimi i Ahmetit kundër Platformës e cila ul rolin dhe profilin e tij si menaxher i punëve shqiptare në Maqedoni.