Me jo pak mllef për opozitën dhe mediat, kryeministri Rama në komunikimin e fundjavës nuk tregoi shenja tërheqje nga qëndrimi për të mbyllur mandatin sipas afateve kushtetuese, ndërsa dekalaroi se mazhoranca do të futet në zgjedhje edhe pa opozitën.  Ai tha se nuk ka ndërmend të prishë kontratën me popullin dhe se kriza që trumbeton opozita është vetëm e saj dhe jo e Shqipërisë, duke folur për interesa të ngushta politiko-mediatike dhe para të pista të investuara kundër qeverisë dhe atij personalisht.  Rama tha se është i hapur për dialog dhe se mirëpret çdo propozim të ri për ndryshimin e Kodit Zgjedhor sipas rekomandimeve te OSBE-ODIHR. Pas këtij ligjërimi të kryeministrit pikëpyetjet shtohen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, të cilat pa opozitën do të ishin një imazh aspak i mirë për vendin.

RAMA PER OPOZITEN by trelosjermatis