Ligji që qeveria shqiptare po harton për minoritetet po asistohet ngushtë nga Bashkimi Europian. Kjo thuhet në përgjigjen që Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn i ka kthyer eurodeputetit grek Dimitris Papadimulis, pas shqetësimeve të ngritura prej këtij të fundit për respektimin e të drejtave të pakicave dhe asaj të pronës në Shqipëri. Hahn thotë se Shqipëria është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian dhe vlerëson boshllëqet që dalin në kuadër të procesit të Stabilizim-Asociimit.
"Për sa i përket të drejtave të pronësisë, Komisioni konsideron se janë bërë përpjekje pavarësisht nga fakti se "zbatimi i të drejtave të pronësisë nuk është e garantuar ende dhe procedurat e regjistrimit të pronës, rimbursimit dhe kompensimit duhet të përfundojnë. Komisioni është duke monitoruar nga afër procesin e vazhdueshëm të hartimit të ligjit për mbrojtjen e minoriteteve. Ky proces përfshin konsultimin publik, të ndihmuar nga një ekspertizë teknike ndërkombëtare.
Lidhur me luftimin e korrupsionit në sektorin privat, Shqipëria ka miratuar në viti. 2016 ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve të interesit publik. Komisioni mbështet zbatimin e këtij ligji dhe masa më të gjera kundër krimit dhe korrupsionit"- thuhet në përgjigjen e Komisionerit Hahn.
http://www.avgi.gr/article/10927/7993756/papademoules-pros-komision-lab…
Fole po s'na the gje!
Fole po s'na the gje! Kacavirje neper pasqyra thone talianet! Keshtu eshte kur kerkon te mbash anen e politikave te nje qeverie si kjo e Edi Rames, arrin nje moment qe ja fut kot se nuk ke çfare te thuash.