Debatit për ndalimin ose jo të filmave të komunizmit i është shtuar edhe një këndvështrim i Top Channel mbi këtë temë. Për të dëshmuar një lloj anjanësie në debat, Top Channel ka udhëtuar deri në Kinën e largët ku ka konstatuar se  “Filmat nga Shqipëria ishin një dritare e botës për miliona adhurues kinezë të filmit, në kohën kur marrëdhëniet mes dy vendeve shënonin kulmin e tyre”. Por  Top Channel thotë se edhe sot kinezët vazhdojnë t’i ndjekin me interes të madh filmat shqiptarë, ndërsa te ne diskutohet ndalimi i atyre të periudhës komuniste.

“Kina i ka rezervuar një hapësirë goxha të gjerë kinematografisë shqiptare dhe Arkiva Kombëtare e saj e Filmit i ruan me kujdes kopjet e atyre viteve. Filmat e titruar shqiptarë mund të gjenden “online” edhe në portalin kinez “Youku”. Me argumentin se përbëjnë një “vegël masive shpëlarjeje të trurit” për brezin e ri dhe një “katastrofë etike dhe estetike” u kërkua të ndalohej transmetimi në Shqipëri i shumicës së filmave të komunizmit”-thuhet në kronikën e televizionit në fjalë.

Nostalgjia dhe interesi kinez jo domosdoshmërisht vlen edhe për  kritikën dhe debatin që po konsumohet në Shqipëri për këtë temë. Dhe aq më tepër nuk ka si të derivojë nga një televizion që administron një platformë dixhitale ku transmetohen këto filma dhe ku debati që vlen të bëhet është e drejta e autorit për këto filma. Ato janë prodhim i Kinostudios dhe platforma ku bën pjesë dhe Top Channel ua shet qytetarëve me para.  Ndaj dhe kinezëria me te cilën mbrohet vlera e këtyre filmave nuk ka te bêjë me ndonjë pozicionim parimor te televizionit nê fjalë, por me paratë qe ai vjel nga prodhimet e Kinostudios.

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=351264