Diçka po ndodh në provincën shqiptare e cila ka kohë që qëndron jashtë vëmendjes. Ky është roli i fesë në përpunimin dhe kapitalizimin social të shtresave të margjinalizuara të shoqërisë. Kjo ndodh shpesh në shumë vende, por nuk ka sesi të miratohet kur normat që adoptohen vijnë ndesh me kohën, me të drejtën e njeriut për të zgjedhur.

Tv Klan raportonte sot në një kronikë për një dukuri që po zë vend në zonat rurale të Librazhdit. Konkretisht në Polis Shehu, 25 kilometra nga Librazhdi, vajzat po braktisin shkollën për t’u martuar. Fshati ka vetëm 300 banorë dhe mund të merret me mend se ai është varianti i fundit për të rinjtë. Por jeta nis nga shkollimi dhe nuk ka sesi të ardhmes t’i vihet shqelmi në këtë mënyrë.

Dy vajza të klasës së gjashtë dhe njëra e klasës së nëntë sapo janë celebruar. Dy nga ato janë motra. Nëna e tyre ka pak fjalë për të thënë. Të rriturit nuk e kanë pritur mirë këtë fenomen. Ka prej tyre që thonë se duhet një ligj për të penguar fejesa e martesa të minorenëve...Shaban Gjyra thotë se njëra nga vajzat ishte një nxënëse shumë e mirë, nuk duhej të ndodhte pikërisht kështu, të largohej nga bankat dhe të martohej. Për këtë mësues të irrituar, vendime të tilla në zonat e prapambetura të Librazhdit, po i nxit feja

raporton Tv Klan. Një ritual që po normalizon atë që mendohej se e kishim lënë pas. Diçka duhet bërë për të mos lejuar që kjo dukuri të hedhë rrënjë dhe t’u vjedhë jetën vajzave të vogla që janë viktima në këtë rast. Kjo ka më shumë rëndësi se ço pallavër me të cilat gëlon jeta në Tiranë.

http://tvklan.al/reportazh-vajzat-braktisin-shkollat-per-tu-martuar/