Ishulli i Sazanit, ishulli i vetëm i banuar i Shqipërisë, do të jetë i hapur gjatë verës edhe për turistët vendas dhe të huaj. Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes nënshkruan të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi për lejimin e turistëve për vizita turistike në këtë ishull dikur një pikë e rëndësishme e strategjike e mbrojtjes së Shqipërisë.
“Jemi në prag të fillimit të sezonit turistik veror dhe tour operatorët shqiptarë, agjencitë turistike kërkojnë të kenë më shumë produkte turistike për turistët dhe një kërkesë e vazhdueshme që kam bërë është aksesi që mund të kenë në ishullin e Sazanit. Fakti që ne lejojmë turistët të kalojnë në ishullin e Sazanit disa çaste turistike kur konsumojnë turizëm në vendin tonë, padyshim që është një lehtësim i madh për turizmin vendas”, tha ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka shtuar se ishulli do te jetë i hapur nga majin në tetor lëvizje që rregullohet nga një marrëveshje mes ministrive përkatëse.
- Log in to post comments
Ishull qe nuk ka asnje plazh,
Ishull qe nuk ka asnje plazh, asnje restorant, madje as edhe uje per te pire, promovohet nga ministrja e ekonomise dhe ministrja e mbrojtjes per çfare??? Per turizem!!!!! Dhe e quajne "nje lehtesim te madh per turizmin vendas"!!!!!!
Hajde te na rroje turizmi rilindas!!!