Anëtarë të Parlamentit Europian dhe deputetë të Rusisë mund të zhvillojnë një takim të përbashkët në Serbi. Të paktën kjo raportohet nga agjencia serbe e lajmeve që referon media ruse. Takimi është propozuar nga Jiri Mastalka, zv.kryetar I Komitetit të PE-së mër marrëdhëniet me Rusinë. Ideja ka qenë që takimi të zhvillohet në një vend neutral dhe si i tillë konsiderohet Serbia. Në themel të nismës qëndron nevoja për të diskutuar për çështjet kyçe përfshirë shkëmbim përvojash në luftën kundër terrorizmit.

Sipas Mastalaks, përmirësimi i marrëdhënieve me Rusinë dhe rritja e bashkëpunimit është një proces që kërkohet edhe nga qytetarë të BE-së. Edhe përfaqësuesi i Dumës ruse, Alexei Chepa deklaroi se takimi do të përqendrohet në çështje si terrorizmi, ekonomia dhe migracioni.

http://www.b92.net/eng/news/world.php?yyyy=2017&mm=04&dd=12&nav_id=1010…