Kryeministri Rama ka bërë një hap prapa, duke i dhënë një tjetër fitore në tavolinë opozitës në përplasjen disa javore për çështjen e zgjedhjeve. 2 dytë para zgjedhjeve lokale në Kavajë kryeministri ka lajmëruar nga selia e qeverisë se Partia Socialiste do ta tërheqë kandidatin e saj për zgjedhjet e 7 majit në Kavajë. Argumenti, për t’i dhënë kohë opozitës të reflektojë dhe të hyjë në zgjedhjet e 18 Qershorit.  Rama i ka vendosur një afat të fundit deri në 8 maj kryetarit të Partisë Demokratike, duke thënë se më pas do të jetë i padisponueshëm dhe se me ose pa opozitën Partia Socialiste do të hyjë në zgjedhje.

Një pjesë nga fjala e kryeministrit

Ka një plan për destabilizim të këtij vendi, që çadra është ngritur për ta vënë në jetë këtë plan. Këto nuk janë hamendje, por fakte. Ndihem i qetë në ndërgjegjen time sepse kam bërë dhe po bëj gjithcka është e mundur në këtë drejtim. E bëj jo për ata që janë në çadër, por për demokratët e zakonshëm që meritojnë respekt. Mekanizmi i ri institucional që kemi propozuar për kontrollin e brendshëm të qeverisë gjatë zgjedhjeve garanton barazi dhe transparencë për të gjithë në garën zgjedhore. Dua tj'u them falemnderit për mbështetjen që na jepni në këtë përpjekje për të lidhur fillin e humbur të PD dhe për t ëmos lënë asgjë pa bërë në funskion të gjithëpërfshirjes së procesit të 18 qershorit. Mos keni asnjë shqetësim sepse edhe po t pë doja të negociojë 18 qershorin nuk e kam të mundur pasi nuk është në dorën time. 18 qershori është përcaktuar në bazë të kushtetutës për gjykimin e partive nga populli. 18 qershori nuk mund të jetë pjesë e neogicatave të partive. Ju siguroj se nëse si ktyetar partie nuk kam asnjë të voglin shqetësim nëse PD i shkon deri në fund një vetëvrasje, si kryeministër nuk dua të lë asnjë gur që qytetarët që duan të votojnë PD të kenë mundësi ta bëjnë në 18 qershor.