Pazari Rama –Basha po ecën sahat. Sot kryeministri ka firmosur caktimin në detyrën e Kryeregjistruesit Arjan Bylykbashi, një person me karrierë në administratë. Ai është vëllai i ish-deputetit të PD-së, Aurel Bylykbashi dhe vjen në detyrë si “teknik”(http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=104621).

Ndërkohë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Hysen Osmanaj ka dhënë dorëheqjen si nënkryetar, duke e lënë vendin vakant.

Osmanaj do të vijojë të jetë anëtar i thjeshtë i KQZ-së. Zëvëndësuesi i Osmanajt pritet të jetë ish-kryetari Denar Biba, duke respektuar në këtë mënyrë edhe marrëveshjen e arritur mes Bashës dhe Ramës.  Përzgjedhja e Bibës pritet të zyrtarizohet gjatë të premtes, përmes votimit të fshehtë të anëtarëve të tjerë të KQZ-së. Pra Biba është paracaktuar që të zgjidhet me votim të fshehtë.

Korrigjuar