Në mediat serbe është publikuar edhe përralla më e re për Ballkanin. Madje atë Perëndimor. “Gjermania ka një plan special”, shkruan gazeta e përditshme “Vecernje Novosti”, raporton agjencia “B92”. Dhe ky plan special gjerman do të jetë së shpejti në tavolinën e Këshillit të Europës në Bruksel dhe ai quhet Berlin Plus. Karamelet për ballkanasit nuk kanë të sosur me idenë se hallet do zgjidhen me plane të bëra gjetkë. Ky plani Berlin Plus do t’i marrë paratë nga disa vende anëtare me synimin që brenda dy viteve “të krijojë një mjedis ekonomik tërheqës”.

Po kështu fondet mund të përdoren edhe për krijimin e kompanive të reja, por edhe lidhjet infrastrukturore si lidhjet rrugore me autostradë mes Beogradit dhe Tiranës, apo Bosnjes dhe Serbisë. Në këtë mënyrë siç raportohet në gazetën serbe, BE-ja do të hedhë bazën e punëtorëve të aftë dhe një rajoni teknologjikisht të përgatitur për të patur më të lehtë afrimin me BE-në. Plani mund të prezantohet në samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste në mesin e muajit korrik.

http://www.b92.net/eng/news/world.php?yyyy=2017&mm=06&dd=06&nav_id=1014…