Në vitin 2015 hakerat arritën të depërtojnë në rrjetin kompjuterik të firmave rajonale të energjetikës në Ukrainë, duke marrë nën kontroll atë dhe duke lënë pa energji 250 mijë njerëz. Momenti i ndërhyrjes u filmua mbi PC nga një prej inxhinierëve, të cilët dy ditë para Krishtlindjeve të atij viti u gjendën në një sitiuatë ku nuk mund të kontrollonin apo aksesonin PC-të e tyre.
Kursorët lëviznin vetë për të dhënë provën sesi hakerat vepronin mbi softin duke ndërprerë energjinë. Më poshtë video e realizuar me iPhone e një prej inxhinierëve dhe publikuar nga “Wired”.