Zyra për shtyp e qeverisë ka shpërndarë një njoftim mbi një telefonatë të kryeminstrit Rama dhe sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson. Biseda që zgjari 20 minuta sipas zyrës për shtyp të kryeministrisë u ndal në pritshmëritë e qeverisë amerikane ndaj Partisë Socialiste, pritshmëri që përmblidhen në dy porosi apo urdhëresa, luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

“Sekretari Tillerson ka shprehur bindjen se mandati i forte qe ka marre per te qeverisur e vetme, e obligon Partine Socialiste te thelloje shpejtesine e reformave, te pastroje administraten nga te korruptuarit dhe te shenoje rezultate domethenese ne luften kunder krimit”-thuhet në njoftim. Ajo që raportohet duket sikur është në frymën e devizës së shpallur nga kryeministri për të hequr nga administrata grabitqarët dhe hajdutët.

Më tej sekretari amerikan i shtetit i ka percjell kryeministrit mbeshtetjen e qeverise amerikane ne mandatin e ri qeverises,  por dhe pershtypjet shume pozitive te Zevendes Presidentit Pence nga takimi i i zhvilluar ne Podgorice ne kuader te kartes se Adriatkut  me kryeministrave te rajont. Tillerson thuhet ne njoftim i rikonfirmoi Rames vullnetitn amerikan per nje vemendje te perqendruar ne zhvillimet ne rajon.