Presidenti maqedonas George Ivanov ka paralajmëruar për një rol të ri të ushtrisë së Maqedonisë në kundër atij që ai e quajti terrorizëm urban në qytete me dallime etnike.

Roli i dytë i ushtrisë do të jetë mbështetja e policisë në luftën kundër terrorizmit urban në qytete me dallime etnike dhe fetare. Urbanizmi është një sfidë. Duhet të marrim parasysh mësimet e nxjerra nga misioni parandalues i UNPREDEP-it që nga viti 1995 në Maqedoninë veriperëndimore. Këto janë mësime për rritjen e kërcënimit të ideve separatiste dhe rrezikimin e integritetit territorial të shtetit tonë.

Në mungesë të burimeve dhe kohës shpesh herë ndodh që ushtria, pa urdhër të komandantit suprem dhe pa plotësimin e kushteve për shpalljen e gjendjes së krizës të angazhohen në detyra të cilat janë nën kompetencë të institucioneve tjera. Përsëris: ushtria është angazhuar pa vendimin tim dhe pa përmbushjen e kushteve për shpallje të gjendjes së krizës. Kjo është një shkelje e rëndë e ligjit gjë të cilën nuk do ta toleroj

tha Ivanov gjatë fjalimit me rastin e 25 vjetorit të Armatës së Maqedonisë.

http://www.alsat-m.tv/presidenti-ivanov-me-retorik-nacionaliste/

Ky është një mesazh që flet se tensionet jo vetëm vazhdojnë të jenë të larta, por se ato mundet fare mirë të jenë strategji politike në një vend ku vota e qytetarëve u injorua me presionin e fuqive të huaja.