Fakti që Gjermania është ekonomia më e fortë e Bashkimit Evropian,  e bën lehtë të kuptueshme pse komuniteti ndërkombëtar është shumë i interesuar për zgjedhjet në Gjermani.Muajt e fundit, u shkruajt shumë për kandidatët, profilet e tyre dhe agjendën e tyre. Por jo për votuesit, mendimet e të cilëve, dëshirat, frustrimet, apo pretendimet pasqyrohen vetëm në sondazhet e zgjedhjeve.  Gjetjet e një studimi të Institutit Rheingold janë  jashtëzakonisht demaskuese për psikologjinë e zgjedhësit gjerman.  Mund të përkufizojmë si një "babush" ... i dimensioneve mesianike

Kreu i Institutit, psikolog dhe autor i "Gjermanisë në divan", Stefan Greenwald vlerëson përmes një intervistë për Nils Minkmar të Der Spiegel se, edhe pse e ashtuquajtura  “mëma" Merkel u jep një ndjenjë  sigurie ndaj gjermanëve nga "kërcënimet e jashtme", shoqëria gjermane "vlon" në heshtje brenda vetes.

Multilingual pa universitet, një ish-alkoolist dhe me një karrierë të gjatë në Parlamentin Europian, Martin Schulz, u kthye në politikën gjermane si kandidat i socialdemokratëve. "Mes skepticizmit për Merkel, Martin Schulz (kandidat i Social Demokratëve, SPD) u shfaq në fillim të vitit, si një figurë pragmatiste, i gatshëm për të marrë detyrën. Njerëzit e panë atë si “Atin” që po kthehej dhe si dikush që më në fund erdhi për të mbuluar boshllëkun prindëror në politikën gjermane - duke i dhënë përmasa pothuajse mesianike. Por n Schultz nuk ishte në gjendje t'i përmbushë këto shpresa. Ai duket më shumë si një xhaxhai miqësor. SPD është potencialisht përpara disfatës në këto zgjedhje."

Një nga përfundimet e studimit ishte se të gjithë të intervistuarit donin të flisnin për krizën e refugjatëve dhe kjo është arsyeja pse, sipas Greenwald, kjo çështje është ende një plagë e pashëruar nga politikanët.

"Krizat e refugjatëve i futi votuesit në një dilemë, për të cilën ata ende nuk kanë përgjigje të qartë. Ta hap derën apo ta mbyll? Nga njëra anë, ata duan të jenë pjesë e një kulture mikpritëse, në anën tjetër janë të frikësuar nga të huajt. Tani votuesit ndihen të braktisur, të çorientuar dhe plot pasiguri. Ata e përshkruajnë Gjermaninë si një vend të trazuar. Situata është jashtëzakonisht e brishtë dhe  mund të çojë në shpërthime emocionale. Unë kurrë nuk kam përjetuar një zemërim dhe urrejtje të tillë në hulumtime të tilla"- thotë Greenwald. Ai sqaron se të paktën tani nuk pret një  radikalizim të mëtejshëm politik të gjermanëve. Zemërimi shprehet në botën dixhitale, por në botën analoge ata janë të vetëkontrolluar.