David L. Phillips, Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Studimit të të Drejtave të Njeriut të Universitetit Columbia, thotë në një intervistë për televizionin "Koha" në Kosovë se financimi nga Turqia me 44 milionë dollarë i xhamisë së Prishtinës, është një përpjekje për ta minuar identitetin kombëtar shqiptar dhe për ta kufizuar ndikimin amerikan në këtë rajon.

Erdogan ka financuar me 33 milionë dollarë edhe xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, ku dhe mori vetë pjesë në inagurimin e fillimit të punimeve.