"Paramount Pictures" dhe regjisori Martin Scorsese kanë nisur xhirimet për filmin mbi jetën e presidentit të 26 amerikan Theodore Roosevelt. Në rolin kryesor do të jetë aktori Leonardo Di Caprio. Skenari mban firmën e Scott Blum dhe është përshtatur për filmin autobiografik që do të mbajë titullin “Roosevelt”.
Ish-presidenti amerikan ka pasur një karrierë shumëdimensionale që filloi nga radhët e marinës amerikane. Rritja e tij në politikë nisi me zgjedhjen si Guvernator i New York-ut dhe më pas si president pas vrasjes së William McKinley.
Përpjekjet e tij për të mbrojtur mjedisin parqet kombëtare të vendit konsiderohen si disa nga arritjet më të mëdha të president amerikan dhe i përshtaten aktorit Di Caprio, i cili është përfshirë në dushatat për mbrojtjen e mjedisit dhe zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike. Di Caprio dhe Scorcese kanë bashkëpunuar edhe në filmat “The Devil in the White City”, “Killers of the Floëer Moo” dhe “The Wolf of Wall Street”