Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike” shkruan sot se ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka qenë të premten në shtëpinë e biznesmenit  Lefter Sota, djali i të cilit është ndaluar nga policia në Elbasan. Sipas kësaj gazete “Tahiri ka kërkuar të qetësojë familjarët e mikut të tij dhe t’u kërkojë që të mos flasin. Mësohet se vizita është bërë rreth orës 21:00..”.

Çështja që trajtohet është ajo e implikimit të djalit të Sotës në një situatë që po hetohet, kur ai u ndalua në Elbasan me 860 mijë euro në makinë dhe dy patenta lundrimi që mbanin emrin e Tahirit. Biznesmeni Lefter Sota deklaroi dje se paratë ishin të tijat deh se ato ishin për një pagesë ndaj firmë "Kurum", por ky version është hedhur poshtë nga kompania turke.