Këshilltari i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja, ka deklaruar sot se rritja e çmimit të ujit në Tiranë ka si arsye aferën e privatizimit të UKT-së.

“Rritja me 40 % e çmimit të ujit nuk do të përmirësojë furnizimin me ujë, por i shërben aferës korruptive për privatizimin e Ujësjellësit të Tiranës…

Prej 2 vitesh, ekspertët nuk pranojnë të çertifikojnë bilancet e Ujësjellësit të Tiranës për shkak të abuzimeve dhe keqmenaxhimit.

Aktualisht, Ujesjellësi i Tiranës faturon vetëm 1 në 3 litra që prodhon, por për shkak të mungesës së investimeve, rezulton me fitim vjetor 5 milion Euro.

Bashkia e Tiranës po rrit çmimin e ujit si një dhuratë për pronarët e ardhshëm të Ujësjellësit të Tiranës, që do ta privatizojnë këtë kompani publike, me siguri për të ndarë bashkë fitimet me Erjon Veliajn dhe Edi Ramën”, tha ai.