Dënimi me burgim të përjetshëm i Ratko Mlladiç nga Gjykata e Hagës ka provokuar reagime në Serbi. Si një vend dhe popull që ka gjykimin e vet për luftëtat që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë, serbët i shohin këto vendime si akte padrejtësie. Patriarku i Kishës Ortodokose Serbe, Irinej, ka shkuar edhe më larg. Sipas tij, vendime të tilla janë vepra të djallit, kurse serbët vuajnë pasojat. Irinej ka folur për tablodin Alo, por prononcimi i tij është marrë edhe nga agjencia e lajmeve Tanjug. 
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=11&dd=24&nav_id=1…

Lidhur me këtë vendim është prononcuar një ditë më parë edhe Ministria e Jashtme Ruse.  Zëdhënësja e kësaj ministrie, Maria Zakharova e cilësoi vendimin si shprehje e qëndrimeve antiserbe të Gjykatës, ndërkohë që ka hapur edhe një temë tjetër që ka të bëjë me raportet Serbi – ShBA. Zakharova është shprehur e gatshme që të lejojë një ekip amerikan të inspektojë Qendrën Humanitare të Nishit, por në këmbim ka kërkuar që edhe SHBA të lejojë inspektimin nga rusët të bazës së Bondsteel.