Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar një kërkesë të Gjykatës Administrative të Vlorës, e cila kërkonte shfquqizimin si antikushtetues të nenit 91/4 të ligjit nr. 7703 “Për sigurimet shoqërore…”. Neni në fjalë sanksionon të drejtën vetëm për gratë të njohjes së viteve të shkollimit të lartë me shkëputje nga puna për efekt pensioni. Kjo e drejtë u njihet grave pavarësisht vendit ku kryhet shkollimi, për periudhën e viteve 2000-2032 dhe kur shkollimi nuk është më shumë se gjashtë vjet. 
Një dispozitë e pazakonshme kjo ndërkohë që për efekt të këtij ligji, viti shkollor llogaritet si 12 muajsh. 
Gjykata Kushtetuese ka çmuar se ky nen nuk ka asnjë problem në raport me Kushtetutën të paktën ashtu siç është argumentuar nga gjykata e Vlorës.

Interesante është edhe baza kushtetuese e vendimit, ku bën pjesë edhe neni 145/2 miratuar me ndryshimet e fundit. Sipas këtij neni, gjykatësit kanë të drejtë të mos zbatojnë një ligj kur çmojnë se ai është antikishtetues dhe mandej ia nisin atë Gjykatës Kushtetuese për interpretim. 

 

http://www.gjk.gov.al/web/NJOFTIM_P_R_MEDIAN_1544_1-1.php