1 vit pas rivënies në punë nga një firmë amerikane e regjistruar në ishujt britanikë Virxhin në bashkëpunim me një firmë shqiptare Rafineria e vetme përpunimit të naftës në Shqipëri ARMO është mbyllur, ndërsa grupi investitor IRTC Oil është larguar.

Në vitin 2016 investitori premtoi në krah të ministrave Ahmetaj e Peleshi se do t’i rikthente shkëlqimin e dikurshëm ë rafinerisë, por burime zyrtare thonë se deri në fund të vitit 2017-të borxhet në tatime e dogana vetëm gjatë një viti kanë arritur vlerën e 60 milionë dollarëve. Kjo ka bërë që 1200 punëtorë të uzinës së Fierit dhe Ballshit të dalin të papunë.

Në një konferencë për shtyp, ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se qeveria ka miratuar një vendim për të përshpejtuar procedurat e dhënies së pagesës së papunësisë për të gjithë naftëtarët. “Kemi marrë një vendim që dokumentat të plotësohen me ndihmën tonë dhe të jepen sa më shpejt”-deklaroi Ahmetaj.

Ahmetaj këkoi të qetësojë naftëtarët e mbetur pa punë dhe premtoi se qeveria është në kërkim dhe pritje të çdo oferte që vjen nga një grup investitor serioz, për të rivënë në punë rafinerinë.

Premtimi i ministrit socialist për rikthimin e shkëlqimit të dikurshëm te ARMO-s është i dokumentuar siç tregohet edhe në këtë video, një dëshmi autentike sesi mashtrimi qeveritar propagandohet si alternative zhvillimi.